Dalin detaje të reja nga vdekja e 36 vjeçarit në Pejë
Baton Berisha, 36-vjeçar, u gjet pa shenja jete sot, në fshatin Sferkë e Thatë të Pejës.
Një ditë më parë, familjarët e tij e kishin raportuar në polici si të zhdukur, ndërsa sot e gjetën pa shenja jete në një fushë të këtij fshati.
Nga ekzaminimi fillestar, është konstatuar se ai kishte një vrimë në kokë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.
Një burim brenda Prokurorisë Themelore në Pejë i ka thënë Sinjalit se dyshimet e para janë se 36-vjeçari ka kryer vetëvrasje, por rasti do të zbardhet tërësisht vetëm pas rezultateve të autopsisë.
Baton Berisha la pas vetes tre fëmijë.