Dalin analizat e të dyshuarit për koronavirus në Vushtrri
Rasti i dyshuar me koronavirus në Vushtrri ka rezultuar negativ.
Kështu ka bërë të ditur, kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, përmes një postimi në Facebook.
“Lajm i mirë! Rasti i dyshuar për koronavirus nga Vushtrria rezulton negativ. Faleminderit Zot! #rriNshpi Panik JO, Kujdes PO”, shkruan Tahiri në Facebook.
Deri më tash në Kosovë janë regjistruar 15 raste me koronavirus.