Dafina Zeqiri po vjen me “Fore”
Dafina Zeqiri përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur detaje nga projekti i saj i ri.
Ajo bëri të ditur se kënga e re titullohet “Fore”, ndërsa do të lansohet brenda pak ditësh.
Postimit ia shtoi dy imazhe atraktive, të cilat supozohet se i ka shkëputur nga prapaskenat e xhirimeve të klipit.
Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri është “A e man n’men”, që është pëlqyer nga publiku.