Dafina Zeqiri feston ditëlindjen me këngë për Adem Jasharin
Me rastin e ditëlindjes këngëtarja sot ka filluar të pranojë urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë.
Pak para se ora të shënojë 00:00, Dafina ka hedhur disa foto në instastory për 1 milionë e 100 mijë ndjekësit e saj.
Në dy prej imazheve Dafina shihet para një turme të balonave, ndërsa në dy storiet e fundit shihet duke dëgjuar këngë për Adem Jasharin, të kënduar nga këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza.