Daçiq ia thotë këngës përsëri, Putinin e tmerron zëri i tij
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq përjetoi një mossukses përpara delegacioni rus, kur këndoi “Kalinka” për presidentit rus Vladimir Putin.
Në drekën ceremoniale që u organizua në Pallatin e Serbisë në nder të delegacionit rus, Dacic planifikoi të këndojë dy këngë për nder të mysafirëve, “Kalinku” dhe “Ryabinusku” të dyja këto këngë ruse.
Siq shihet gjatë performancës, atij i ndodhi një ndodhi e papritur, gjë që e vuri në siklet para Putinit, transmeton Gazeta Metro.
“Vucic më kërkoi të këndoj “Kalinka” dhe ishte nderi im. Megjithatë, mikrofoni nuk ishte i mirë. Nuk më pëlqen kur u prish, mendova me vetë “Po, pse pikërisht tani.” Shumë shpejtë më sollën të riun, kështu që e zëvendësova atë”, tha Daçiq.
I pyetur nëse i kishte dhuruar diçka kolegut të tij Sergei Lavrov, kreut të diplomacisë ruse, Daçiq tha:
“Unë i dhurova një xhup dhe një rakija ftoi. Nuk i dhashë asgjë Putinit, sepse nuk isha një mikpritës”, thotë ai.
Kreu i diplomacisë nuk ishte mikpritës i delegacionit rus, por i vetmi politikan me të cilin presidenti rus u përshëndet me kujdes pas uljes në aeroportin e Beogradit, ku e përqafoi dhe ia puthi fytyrën.