Daçiq i reagon deklaratave të ministrit malazez: Jo vetëm NATO-n, thirreni edhe UÇK-në e muxhahedinët
Deklarata e Ministrit të Jashtëm malazez Serdjan Darmanoviq se ekzistojnë mekanizma brenda NATO-s që Mali i Zi mund të përdorë nëse vlerësohet se ekziston një kërcënim i dukshëm nga Serbia për sigurinë e tij iu ka kthyer përgjigje homologu serb Ivica Daçiq duke përmendur edhe UÇK-në.
Ai tha se kjo deklaratë është një tjetër tregues i qartë se sa regjimi malazez ka humbur busullën e tij, njofton Klan Kosova.
“Nëse dikush do të kishte thënë 30 vjet më parë se Mali i Zi do t’i kërkonte NATO-s të sulmonte dhe të bombardonte Serbinë, ata do të mendonin se ai ishte plotësisht i çmendur. NATO është e vogël. Unë pres që ata të thërrasin edhe UÇK-në, por edhe muhaxhedinët, ata janë të gjithë aleatë historikë të popullit malazez”, tha Daçiq në një deklaratë të shkruar, transmeton Tanjug.
Më tej Daçiq tha se “nëse qeveria aktuale e Malit të Zi ishte në epokën e Njegos, ata do të thoshin se ai ishte një kriminel lufte dhe Sovran i Serbisë së Madhe”.
“Nuk ka asnjë rrezik nga Serbia, por nga vetja dhe qëndrimi yt ndaj qytetarëve të tu serbë dhe kishës ortodokse serbe në Mal të Zi”, përfundoi ministri i jashtëm serb dhe udhëheqësi i Partisë Socialiste të Serbisë.