Daçiq: Deklarata e Haradinajt për Vuçiqin, kulmi i hipokrizisë
“Deklaratat e të ashtuquajturës Ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës se presidentit serb Aleksandar Vuçiq do t’i ndalohet të hyjë në Kosovë derisa ai të kërkojë falje për gjenocidin – janë kulmi i vrazhdësisë dhe hipokrizisë së Prishtinës”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq për ministren Haradinaj-Stublla.
Daçiq tha se me ndalimin e hyrjes së Vuçiqit, Kosova shkeli edhe marrëveshjet e Brukselit dhe të Washingtonit, shkruan Tanjug.
“Kjo nuk është vetëm një shkelje e marrëveshjes së Brukselit, por edhe marrëveshjes së Washingtonit, sipas së cilës Prishtina pranoi që të hyjë në Mini-Shengen, e cila nënkupton lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit”.
Deklaratat e Daçiqit erdhën pasi kryediplomatja kosovare kishte lidhur me deklaratat e Vuçiqit që ka thënë se ndihet krenar, që pas 21 vjetësh dha leje për të kryer gërmime në varrezat masive të shqiptarëve të vrarë nga Serbia.
Haradinaj-Stublla madje publikisht e ka pyetur presidentin serb se a është ndie krenar edhe kur ka qenë në tavolinën kur janë marrë vendimet për të kryer krime në Kosovë.