Daci bashkon Thaçin e Haradinajn
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në promovimin e librit “Lindja e Vështirë e Shtetësisë së Kosovës me autor akademik Nexhat Daci.
Haradinaj me fjalë të mëdha ka paraqitur rolin që ka pasur Daci si intelektual nëpër fazat e ndryshme që ka kaluar Kosova.
“Zëri i intelektualëve gjithnjë ka qenë udhëzuesi më i mirë i rrugëtimit tonë përplot sfida deri në liri dhe shtetndërtim. Pata nderin të isha i pranishëm në promovimin e librit “Lindja e Vështirë e Shtetësisë së Kosovës” me autor, Akademikun dhe politikanin e shquar, Nexhat Daci”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Sipas Daci si një politikan largpamës do u shërbej brezave si pikënisje për të kuptuar historinë më të re të Kosovës.
“Vrojtimi i Akademik Dacit, si një politikan largpamës, për shtetkrijimin tonë, do t’u shërbejë brezave, si pikënisje për ta kuptuar më hollësisht historinë e re të Kosovës”, përfundoi Haradinaj.
Ndryshe Daci që në vitin 2001 ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës, aktualisht ka pozitën e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës./FaktePlus/