Çun Lajçi kërcënohet me vrasje për shkak të roleve në filma
Artisti dhe shkrimtari kosovar, Çun Lajçi, tash e disa ditë ka filluar vizita nëpër qytetet e Kosovës ku edhe po i shet librat e tij.
Megjithatë një person përmes rrjetit social në ‘facebook’ e ka kërcënuar shkrimtarin Lajçi me vrasje.
“..por ato libra të dua inshalla sja shoh evladit tim kurrë ne dore se vi e të vras”, shkruhet në mesazhin që i është dërguar e që Çuni e ka publikuar vetë.
Aktori Lajçi na profilin e tij zyrtar teksa ka publikuar fotografitë e mesazhit që ka marrë ka lënë edhe një përshkrim.
“Mbajeni n’mend ket njeri, qe dashka me m’vra?!”, ka shkruar Lajçi.
Mbajeni n'mend ket njeri, qe dashka me m'vra?!
Julkaissut Çun Lajçi Torstaina 20. elokuuta 2020