Çun Lajçi e godet edhe Limajn: Luftën e fitove me pushkë, por shtetin s’mundesh
Aktori i njohur, Çun Lajçi, tash i është gjuajtur edhe liderit të Nismës, Fatmir Limaj.
Lajçi i cili më herët i thurte elozhe Ramush Haradinajt, tash si duket është bërë me Albin Kurtin.
Pas deklaratave të Limajt kundër Kurtit, Lajçi e ka bërë një tentativë për të sulmuar Limajn, duke i thënë se e ndihmuan ta kalojë pragun, e në Kuvend krekosej si të ishte Princi i Monacos, duke i thënë Kurtit që nuk bëhet shteti me libra.
Postimi i plotë i Çun Lajçit në Facebook:
Eh Fatmiri, si hutini!
Qajti n’Hagë, qajti n’zgjedhje.
Pragun i ndihmuen me kalua tue marrë “hopa”
N’parlament kokorisej thua se ishte Princi i Monacos!
I thojke Albinit:
– Nuk bahet shteti me libra!
Zaher, kujtojke si n’Bajë t’Malishevës, tue i ruejt lopët e tue luejt guxhas me ba shtet!
S’ka faj
Se ky me pushkë e ka fitua luftën, po shtetin me pushkë s’mujti!
– Po Fatmir zeza po, me die ndërtohet shteti, me libra, jo me përralla, e me pushkë fitohet lufta, jo me gogëla, he mjerë Parlamenti për Ty!
Por çka me iu ba ju komandantave, që u batë doktora shkencash me t’bleme!
Nejse, unë ika për Gjenevë
Sllatinë, 06.02.2020/FaktePlus