Covid 19 u flet të rinjve: Erdha te ju se po e shkatërroni Planetin Tokë
Disa të rinj kosovarë, kanë publikuar në Youtube një video përmes së cilës në një mënyrë interesante dhe në formë proteste janë munduar të tregojnë arsyen e ardhjes së virusit COVID-19
Në këtë video, ku “flet” koronavirusi, thuhet se një ndër arsyet e ardhjes së këtij virusi është për shkak të njerëzve të cilët nuk po e trajtojnë si duhet planetin Tokë.
“Quhem COVID-19, njihem tek ju si koronavirus. Kur them se jam këtu, ju them se jam për keqardhje. Më erdh keq të ju shoh se si për mbrapsht po zhvilloheni, ju dha një vend, një jete e mirë, jeni duke e bërë të kundërtën. U lodha duke shikuar se si me duart tuaja shkatërroni çdo gjë, u lodha duke parë se si Planetin e trajtoni. U lodha duke pa sa pak kohë keni për familjet e juaja, për fëmijët tuaj”, thuhet në videon e publikuar.
Në videon sensibilizuese ndaj virusit COVID-19, thuhet se arsye tjetër është mosinteresimi i njerëzve për njëri-tjetrin, por ndaj gjërave materiale.
“U lodha duke parë sa të painteresuar jeni, duke parë vazhdimisht kërkoni telefona, rroba më të bukura, vetura të bukura e të shpejta, vetëm të thoni se i keni realizuar, u lodha të ju shoh se sip o e mashtroni veten. Jam i fuqishëm, ndoshta shumë i fuqishëm, por se shikoj askë në fytyrë, sepse unë jam një virus, dua të ju shikoj kufirin e shoqërisë, cdo gjë e bëra me qëllim’, thuhet në video.