Covid-19, Putin thotë se Rusia është e gatshme për çdo zhvillim
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin thotë se vendi që ai udhëheq është i gatshëm për çdo zhvillim të koronavirusit.
Rreziku nga Covid-19 në Rusi nuk ka kaluar ende, por vendi është i gati për çdo zhvillim, citohet të ketë thënë ai gjatë një takimi me deputetë.
Një ditë më parë numri i rasteve të reja me koronavirus në Rusi shkoi në 11.000, duke shënuar numrin më të madh të të infektuarve që nga 11 maji.
Rusia e deklaroi vetën si vendi i parë në botë me vaksinë të certifikuar kundër Covid-19.
Në gusht Rusia prezantoi vaksinën me emrin Sputnik V.