COVID-19/ Protesta në Evropë kundër kufizimeve të reja
Trazirat e reja kanë shpërthyer në Holandë kundër masave të reja kufizuese për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Evropë, shkruan BBC.
Protestuesit hodhën fishekzjarre ndaj policisë dhe u vunë flakën biçikletave në Hagë, një natë pasi protestat në Roterdam u bënë të dhunshme dhe policia hapi zjarr.