Covid-19: Në ShSKUK në trajtim janë 40 pacientë
Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 40 pacientë për Covid-19.
Sipas njoftimit, 15 prej tyre janë të konfirmuar me Covid-19, teksa 25 pacientë të tjerë janë duke marr trajtim pas Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient në mjekim intensiv, kurse në mjekim intensiv të Klinikës Infektive është 1 pacient me maskë oksigjeni.
Njoftimi i plotë:
Bazuar në raportimet e datës 3 dhjetor 2021 nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë janë 40 pacientë, prej tyre 15 të konfirmuar si Covid-19 dhe 25 të tjerë që po marrin trajtim mjekësor pas Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient.në mjekim intensive, kurse në mjekim intensive të Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient