COVID-19 në ShBA, Presidenti Trump kthen sytë nga Koreja e Jugut për ndihmë
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka kërkuar ndihmë Koresë së Jugut për pajisje shëndetësore për të luftuar koronavirusin.
Ndërsa në shkëmbim ai i ka ofruar kompanive koreane, aprovim nga qeveria e ShBA’së.
Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in shprehet se Koreja do të ndihmojë vetëm nëse është e mundur.
Trump bisedoi me Moon Jae nëpërmjet telefonit, një telefonatë e kërkuar nga Shtëpia e Bardhë këtë të martë.
Kërkesa për ndihmë nga Washingtoni nxjerr në pah mënyrat e ndryshme që kanë ndërmarrë të dy vendet që nga identifikimi i rasteve të para të COVID-19 në territorin e tyre.
Koreja e Jugut ka filluar një program të gjerë të kontrollimit të popullsisë, duke izoluar rastet e konfirmuara dhe duke ndjekur plotësisht kontaktet e tyre.
Në Korenë e Jugut, 125 persona kanë vdekur, dhe numri i rasteve të reja të konfirmuara në 13 ditët e fundit nuk i kalon 100 çdo ditë.
Në ShBA, testimet fillimisht ishin të pakta ndërkohë që tani janë shtuar dhe kapacitetet testuese.
Moon i tha Trump se Koreja e Jugut do të ofronte sa më shumë ndihma të jetë e mundur në ShBA nëse do të kishte pajisje të tepërta mjekësore në vendin e tij.
Presidenti amerikan, nga ana e tij, është zotuar të ndihmojë prodhuesit koreanë të marrin miratimin për pajisjet e tyre nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e ShBA (FDA)