COVID-19 në Junik, infektohet një zyrtar i lartë shëndetësor
Afër 5000 është numri i të infektuarve me COVID-19, derisa Juniku ishte një nga komunat e pakta që deri pak ditë më parë s’kishte asnjë rast të vetëm.
Por, pas rastit të parë, tani duket se virusi po shpërndahet. Përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare të kësaj komune, bëhet e ditur se edhe një zyrtar i lartë i stafit shëndetësor në QKMF ka dalë pozitiv me COVID-19.
Ky është njoftimi:
NJOFTIM!
Lusim qytetarët për kujdes, bartja e maskës mbetet obligative
Njoftohen qytetarët e Komunës së Junikut dhe fshatrave përrreth që marrin shërbim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare në Junik, se edhe një zyrtar i lartë i stafit shëndetësor në QKMF ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, pas rezultateve të dala nga testimet e fundit të rasteve të kontaktit në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Menjëher pas konfirmimit është vetëizoluar sipas rekomadimeve të IKSHPK-së, për çka lutemi ta kaloj lehtë luftën me COVID-19 dhe shpresojmë që numri i rasteve aktive të shkojë drejt rënies.
Lusim qytetarët për kujdes dhe respektim të masave mbrojtëse, bartja e maskës mbetet obligative, ju lutemi që respektimin e masave ta ktheni në shprehi pasiqë ka raste të të infektuarve që nuk shfaqin simptoma, andaj na mbetet t’i respektojmë masat mbrojtëse:
❗️Respekto distancën
❗️Vendos maskën
❗️Pastro duart rregullisht
❗️Shmang kontaktet e panevojshme, shtrëngimin e duarve
❗️Vetëizolohu në rast kontakti me të infektuar
❗️Kujdes po, Panik jo