Covid-19 i merr jetën edhe një mjeku kosovar
14/08/2020, 23:26
Koronavirusi i ka marrë jetën edhe një mjeku kosovar.
Anesteziologu nga Mitrovica, Sherafedin Mehmeti, ka vdekur të premten nga Covid-19.
Lajmin e kanë konfirmuar të afërmit e Mehmetit, nëpër rrjetet sociale.
Mehmeti ka punuar prej vitesh në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.