COVID-19: Gjermania me numër rekord vdekjesh
Gjermania ka regjistruar ditën me më së shumti vdekje si pasojë e koronavirusit.
Këtë të premte njoftohet se janë konfirmuar 598 raste që kanë përfunduar me fatalitet.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 mijë e 875 raste të reja.
Që nga fillimi i pandemisë, ky shtet ka humbur 21 mijë e 64 persona. Ndërkaq, në total numri i të infektuarve me COVID-19 është një milion e 287 mijë e 92.