COVID-19 dëmton trurin, prek kujtesën
Sipas mjekes neurologe Entela Basha, pacientët humbjen e memories si pasojë e Covid e ngatërrojnë me sklerozën.
Humbja e shijes dhe e nuhatjes është një prej simptomave karakteristike e këtij virusi. Sipas mjekes 1 në 70 pacientë që e kanë kaluar virusin që prej fillimit, ende nuk e kanë rikuperuar shijen apo nuhatjen.
Ndërkohë ne shërbimin e neurologjisë vijojnë të paraqiten raste me aksidente cerebrale si pasojë e covid 19. Numri i pacientëve që përjetojnë këto simptoma nuk ka ndryshuar që prej vitit të kaluar.