Coronavirusi – anulohet edhe ndeshja e katërt në Serie A
Ndeshja mes Torino dhe Parma nuk do të zhvillohet në kohën që ishte caktuar.
Si pasojë e gjendjes alarmante në Serie A, ku qytetarët e këtij vendi po rrezikohen nga Coronavirusi, është vendosur të shtyhet edhe ndeshja mes Torinos dhe Parmës.
Në kuadër të kësaj xhiroje janë anuluar edhe ndeshjet që do të luheshin mes Inter- Sampdoria, Atalanta-Sassuolo dhe Verona-Cagliari.
Besohet se ndeshja mes Romës dhe Lecce do të luhet me fillim nga ora 18:00. Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim.