Copa e metalit në ilaç, gazetari kosovar: Po të administrohej, do të mund të shkaktonte helmim
Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, ka folur për rastin e ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një cope metali u gjend në një ilaç.
Ai tha se kjo është e rrezikshme dhe po të administrohej mund të shkaktonte helmim.
“Para dy ditësh një rast në klinikën e kirurgjisë, duke përgatitur një terapi për pacientin dhe në shishen e vogël të ineksionit është hasur një copë metali. Ajo është e rrezikshme, por fatmirësisht stafi e ka vërejtur me kohë dhe nuk e ka administruar atë ilaç. Ai ilaq ka qenë i kontaminuar dhe po të administrohej, do të mund të shkaktonte helmim”, u shpreh Vitija.
Ai tha se ky ilaç është ndaluar për një periudhë të caktuar.
“Dje në mëngjes, inpektorati ka shkuar në Klinikë, e ka bërë inspektimin, ineksionin e ka tërheq prej Klinikës dhe të gjitha njësit e atij ilaqi që gjenden në stokun e barnatores qëndrore të QKUK-së, janë ndaluar për një periudhë të caktuar”, u shpreh ai.
Vitija tha se ilaçe të tilla gjendjen me mijëra në stokun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
“Është një prodhim nga India dhe ka vlerë prej 311 mijë euro, në stokun e QKUK-së gjenden me mijëra copë. I njëjti ilaç është përdorur për pacientët me COVID-19, gjatë valës së kaluar. Kualiteti i barnave që vijnë nga këto vende si India, Kina etj, fatkeqësisht lënë shumë për të dëshiruar”, tha Vitija në Klan Kosova.
Tutje, ai bëri të ditur se për momentin rasti është në hetim dhe se ajo dërgesë është pezulluar.