Conte përjashton mesfushorin e njohur nga Inter
Trajneri i Interit, Antonio Conte nuk toleron futbollistët të mos i zbatojnë kërkesat e tij.
Antonio Conte nuk dëshiron ta shehë më Matias Vecinon në Inter.
Trajneri i Nerazzurrëve ka njoftuar mesfushorin uruguaian se nuk zë vend në planet e tij.
E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se ekzistojnë arsye të ndryshme që kanë sjellë përplasje mes tij dhe trajnerit, ku ky i fundit ka mbetur i pakënaqur me karakterin e futbollistit, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, Vecino akuzohet se nuk është sjell në mënyrën e kërkuar nga Conte gjatë këtij sezoni./FaktePlus