Çokollata formë të Shqipërisë së Madhe në raftet e Serbisë
Një numër i madh i zinxhirëve tregtarë me pakicë në Serbi ofrojnë bombonjerë “Kamila”, në deklaratën e së cilës thuhet “Importi nga Kosova”.
Siç shkruan e përditshmja serbe “Novosti” kur hapet kutia e bombonjerëve, ato shfaqen në formën e “Shqipërisë së Madhe”.
Autoritetet kompetente, analistët dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Konsumatorëve në Serbi siç raportohet “dënuan me forcë shitjen e një produkti të tillë në vendin tonë dhe thanë që ai duhet të hiqet nga raftet si çështje urgjente”, shkruan më tej “Novosti”, transmeton Klan Kosova.
“Në dyqan hasa në një bombonjerë “Kamila”, e cila dukej bukur dhe vendosa ta blej. Sinqerisht, unë nuk i kushtova vëmendje deklaratës sepse nuk e shoh kurrë. Kur u ktheva në shtëpi, e shikova rastësisht dhe m`u errësuan sytë. Deklarata e produktit që bleva në Serbi përmban vendin e origjinës – Kosovë. Nuk mund ta besoj se dikush e lejonte këtë”, ka thënë një qytetar, transmeton Klan Kosova.