CNN-i ndërpret intervistën me këshilltarin e Trumpit pasi ai refuzoi të përgjigjej në pyetje
Moderatori i CNN-it, Jake Tapper, ndërpreu shpejt intervistën me ekonomistin Peter Navarro të dielën, pasi këshilltaru i Shtëpisë së Bardhë, vazhdimisht dështoi të përgjigjej në pyetjet nëse presidenti Donald Trump ka çorientuar publikun në lidhje me rrezikshmërinë e COVID-19.
Kur Tapper e pyeti Navarron në lidhje me audio inçizimin e komentit privat të Trumpit për gazetarin e Washington Post, Bob Woodward, në shkurt se sa vrasës është koronavirusi – ndonëse në publik ai thoshte se është si grip i zakonshëm – Navaro devijoi duke shkuar në një përmbledhje të gjatë të veprimeve të administratës Trump mbi krizën shëndetësore.
“Nuk do të jap 10 minuta që të bësh këtë”, ka thënë moderatori i CNN-it, në një tentim për t’ia shtruar sërish pyetjen Navarros. “Unë po pyes në mënyrë specifike për atë që po thoshte presidenti Trump në shkurt apo mars”.
Pas një debatimi dhe pengesave e akuzave, Tapper tha se Navarro nuk po i përgjigjej pyetjes.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë në anën tjetër u përgjigj: “Unë jam duke u përgjigjur. Thjeshtë nuk po të pëlqen përgjigja”.
Pasi që biseda nuk po qonte askund, Trapper tentoi të mbyllte këtë temë.
“Trump nuk ishte i sinqertë me amerikanët. Nuk po i përgjigjes pyetjes” , tha ai.
Por Navaro u kundërpërgigj: “Ti nuk je i sinqert me amerikanët. CNN-i nuk është i sinqert me amerikanit. A dëshiron të shkosh në këtë drejtim?”
Tapper ndërhyri sërish: “Nuk iu përgjigje pyetjes. Faleminderit Peter Navarro. Ne i shikuam xhirimin, nuk u përgjigje në pyetje. Në rregull, Peter Navarro, faleminderit. E vlerësoj kohën tënde. Shumë faleminderit”.
Tapper pas ndërprerjes së lidhjes me Navarron tregoi statistikat e rënda në SHBA si pasojë e koronavirusit.
“Unë thjeshtë dua t’i kujtoj amerikanëve që po shikojnë se SHBA-ja ka më pak se 5 për qind të popullatës së botës. Por mbi 20 për qind të vdekurve nga COVID-19 në gjithë botën janë nga SHBA-ja. Ky është fakt”, tha Tapper.