“Cllevio” dje u rrah nga Noizy, sot arrestohet – Policia jep detaje për rastin
Reperi, Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është arrestuar ditën e sotme nga Policia në Shqipëri, pasi sipas një komunikate, i njëjti ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Kjo masë ishte caktuar ndaj tij pasi që akuzohej për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.
Sipas kësaj komunikate, gjatë kontrollimit, “Cllevios” i është gjetur lëndë narkotike cannabis sativa dhe tri thika, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
Dje, është publikuar një video ku shihet se reperi, Rigels Rajku i njohur si Noizy së bashku me anëtarë të grupit të tij “OTR” e ka rrahur Cllevion, i cili kishte shkuar te lokali i Noizy’t në Durrës.
Para se të arrestohej Cllevio ka publikuar në rrjeti social “Instagram” një shkrim që reperi e kishte lënë me pasoja, teksa më pas disa video ku shihej me lot në sy,