Cleopatra nga Mitrovica sjell këngen e parë shqipe “Nuk jam vetëm”
Se kosovarët e duan vendin e tyre dhe nuk e harrojnë vendin e lindjes, kudo që shkojnë dhe jetojnë e veprojnë, e dëshmon edhe Cleopatra Topallaj.
Ajo jeton në Norvegji, por me zemër është në Mitrovicë, ku edhe e ka prejardhjen.
E dashurinë për vendin, Cleopatra e ka shprehur edhe në këngë.
Mitrovicasja 15 vjeçare, Cleopatra Topallaj e cila jeton në Norvegji tashmë ka lansuar këngën e saj të parë.
Kënga e saj e parë titullohet “Nuk jam vetëm”.
Kënga është mjaft ritmike e sidomos për moshataret e saj.
E, derisa Cleopatra nuk ka harruar prejardhjen e saj, edhe klipin e këngës ka vendosur ta gjirojë në Kosovë, ku edhe shihen disa pjesë të kryeqytetit.
/FaktePlus