Çka shkruajtën mediet e huaja për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut
Në veçanti, në qendër të sulmit është Presidenti Emanuel Macron.
“Gjate darkës në samit, të gjithë përveç Macronit, e mbështetën hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, e cila është gjykuar se i ka përmbushur kriteret e Bashkimit Europian me reformat dhe mbylljen e konfliktit me fqinjët për çështjen e emrit”, shkruan Reuters.
“Hyrja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, Macron zhgënjen aleatët e tij” është titulli që mban artikulli i Huffington Post.
Gazeta përmend kancelaren Angela Merkel dhe Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, të cilët e quajtën zhgënjyes qëndrimin e Presidentit të Francës një “gabim të rëndë historik”.
Edhe BBC, e nis artikullin mbi këtë çështje me vëmendjen tek zemërimi i zyrtarëve të lartë të BE pasi një pjesë e vogël e vendeve anëtare, të udhëhequra nga Franca, bllokuan Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga fillimi i bisedimeve të anëtarësimit.
Politico e sheh vendimin tek divergjencat mes Francës që ka mundur të bëjë për vete Holandën dhe Danimarkën dhe bllokut tjetër të shumicës së vendeve anëtare të BE-së, që mbështesin Gjermaninë.
Ajo citon presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili tha: “Dua të jem shumë i qartë: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk duhet të fajësohen për këtë”.
Ndasitë mes Merkel e Macron i vë në dukje edhe Euractiv, që shkruan se, ndonëse në fjalimet e tyre në fund të Samitit të Këshillit Europian ata u përpoqën të tregonin një front të bashkuar për çështjet e BE, ndryshimet në mendime ishin të dukshme.
Prestigjiozja amerikane Washington Post shkruan mosdakordësia e liderëve europianë për hapjen e negociatave të anëtarësimit për dy vendet është një tërheqje e sikletshme që mund të irritojë rajonin./Tv Klan