Çka janë ‘kthimet tatimore’ për të cilat u dakorduan LVV-ja me LDK-në
Në kuadër të politikave sociale, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar që të aplikojnë “kthimet tatimore”, politikë kjo për t’ju dalë në ndihmë familjeve me më pak të ardhura.
Sipas marrëveshjes, për familjet me të ardhura nën 5 mijë euro në vit, do t’ju rimbursohen 150 euro në vit për secilin fëmijë nën moshën 16 vjeçare.
Ndërkaq, për ata me të ardhura deri në 6 mijë euro, rimbursimi do të jetë 100 euro për fëmijë nën moshën 16 vjeçare.
Për familjet me të ardhura deri në 7 mijë euro do të kthehen nga 50 euro për fëmijë në vit nën moshën 16 vjeçare.