Çka i ofroi Kurti Malit të Zi në mënyrë që të mos diskutohet për kufirin
Kështu shkruan mediumi malazez ‘Borba’, duke theksuar se Kurti ka deklaruar publikisht se marrëdhëniet e Kosovës me Malin e Zi janë shumë të mira, dhe se Prishtina e vlerëson pozitën e Malit të Zi kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës dhe integrimin.
Ky medium thotë se Kosova e sheh Podgoricën si aleatin e vetëm në luftën kundër Beogradit, veançërisht pas vendimit të Tiranës për të mbështetetur mini-shengenin. Sipas tyre, kjo është arsyeja se Kurti ka nevojë për Malin e Zi si aleat kundër Serbisë.
Tutje, thuhet se Kurti do t’i ofrojë Podgoricës të mos e ngritë më çështjen e rregullimit të kufijve dhe se me qeverinë malazeze do të jenë partnerë.
“Sapo të marr përsipër postin e kryeministrit do të takohem me homologun malazez dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë”, ka deklaruar Kurti.