City shokohet në “Etihad Stadium” nga Wolverhampton
Wolverhampton Wanderers e ka befasuar Manchester City-n, duke e mundur në “Etihad Stadium”, me rezultat 0-2, të dielën në kuadër të Premier League-s.
Kampionët në fuqi kanë bërë prapa në garën për të mbrojtur titullin e kampionit, pasi u mundën nga Wolverhampton Wanderers.
Traore (80’, 90+4’), ka qenë njeriu i ndeshjes duke shënuar dygolësh në fitoren e madh te Wolverhampton Wanderers.
Pas kësaj disfate, City mbetet në pozitën e dytë me 16 pikë, tetë më pak se lideri i tabelës, Liverpool, kurse, Wolverhampton Wanderers renditet e 11-ta me vetëm 10 pikë të tubuara.
Chelsea duket se tashmë ka rigjetur formën më të mirë. “Blutë” e Londrës sot triumfuan në udhëtim tek Southamptoni, me rezultat 1-4.
Abraham (17’), Mount (24’), Kante (40’) dhe Batshuayi (89’), shënuan për fitoren e skuadrës së Frenk Lampardit, derisa golin e vetëm për Southamptonin e realizoi Ings (30’).
Chelsea pas kësaj fitore, ngjitët në pozitën e pestë me 14 pikë, derisa Southampton renditet e 16-ta me shtatë pikë të grumbulluara. /FaktePlus