Çitaku: Kurti për qëndrime të bashkërenduara me SHBA-në na etiketonte si tradhtarë e të shantazhuar
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar takimet e kryeministrit Albin Kurti me zyrtarë të lartë amerikanë. Ajo ka thënë se është e kënaqur që Kurti po shpreh mirënjohje e respekt për SHBA-në, ndërsa ka shtuar se qëndrimet e tij kundër politikanëve që kanë qenë të bashkërënduar me politikat amerikane ka qenë i gabuar.
“Sinqerisht, dhe pa cinizëm, po më vije mirë që, më më fund, Kryeministri i Kosovës po shprehë mirënjohje dhe respekt publik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Neve, më herët, për qëndrime të bashkrenduara me SHBA-të, Kryeministri i sotëm na ka etiketuar si tradhëtar, të nënshtruar, e të shantazhuar. Por, këto qëndrime të kundërshtuara ashpër atëherë nga Z.Kurti, i kanë sjellë Kosovës lirinë (përmes Rambujesë), i kanë sjellë pavarësinë, (përmes procesit të Vienës), dhe i ka sjellë MSA-në (përmes dialogut në Bruksel)”, thotë ajo.
“Mes tjerash, Z. Kurti, atëbotë ka pasë thirrur edhe një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, për të denoncuar një shkëmbim letrash mes Kryeministrit Thaçi dhe Sekretarit të Përgjithëshëm të NATO-s. E mos të flasim për zhurmat e paarsyeshme të Z. Kurti lidhur me angazhimet e ish-Sekretares Albright në mbështetje të Kosovës. Këto të fundit i kanë të publikuara në fletushkat e Vv-së. Kryeministër, a jeni vendosur në linjë me SHBA-të, se dialogu me Serbinë për marrëveshje finale me njohjhe reciproke është çështje urgjente dhe se kërkon angazhim serioz edhe nga Kosova? Cili është qëndrimi juaj për marrëveshjen e Ëashingtonit (marrëveshje të cilën e mbështetë administrata Biden)? Kryeministër, a e ke pasë gabim atëherë a tash?”, përfundoi ajo. /Gazeta Express/