Cimili: Nga 60 testimet e sotme në veri të Kosovës, 53 persona kanë dalë pozitiv në COVID-19
Zv.kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore Bashkim Cimili thotë se Policia e Kosovës është duke penguar kalimin e qytetarëve nga veriu i Mitrovicës në jug të saj për shkak të situatës së krijuar.
Cimili thotë se vendimin për futjen në karantinë të veriut është dashur ta merr Ministria e Shëndetësisë e jo Serbia.
Zv.kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore thotë në Dukagjini se në bazë të informatave jozyrtare nga 60 testimet që u janë bërë sot banorëve serb të veriut të Kosovës, 53 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
“Për këtë gjë shqetësimi është i madh. Këtë ma thanë edhe zyrtarët policorë që ishin duke qëndruar në urën e Ibrit”, tha ndër të tjera Bashkim Cimili.