Cili vend po prin në botë me numrin e rasteve me Covid-19, të dhënat e fundit
Numri i të infektuar në mbarë botën me Covid-19 ka kaluar 29 milionë. Sipas të dhënave të publikuara nga worldometer.info janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që po prijnë me numrin e rasteve të reja me koronavirus.
Në kohën kur bota po përgatitet për një valë të re të koronavirusit, është India vendi ku po shënohet numri më i madh i rasteve të reja. 93,215 të infektuar u regjistruan në 24 orët e fundit duke bërë që numri total i të prekurve të shkojë në 4,845,003. Betejën me virusin e kanë humbur 79,754 banorë të këtij shteti.
Numër të madh të rasteve të reja po regjistron edhe SHBA. 25,852 infektimet e fundit e çuan shifrën totale të të prekurve në 6,702,453 derisa 198,399 kanë humbur jetën.
Në të dyja këto vende janë miliona ata që janë shëruar, 3,962,244 në SHBA dhe 3,777,044 në Indi.
Numër i madh i infektimve të reja me koronavirus po shënohen në Francë, Rusi e Meksikë ku shifrat kalojnë pesë mijë raste ditore. Në Francë u shënuan mbi 7 mijë raste.
Brazili, Britania e Madhe, Iraku, Indonezia, Filipinet shënuan mbi 3 mijë raste në 24 orë.
Në nivel të numrit të përgjithshëm të të infektuarve prijnë SHBA të ndjekura nga India e Brazili me 4,845,003 përkatësisht 4,319,184.
Shifrën milionëshe të të infektuarve përmbyll Rusia. Shteti sovjetik ka konfirmuar 1,062,811 raste dhe 18,578 vdekje.
Vendi më i goditur europian nga pandemia është Spanja me 576,697 raste dhe 29,747 të vdekur.
Më 11 mars të këtij viti Covid-19 u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.