Cili është kuptimi i emrit Samsung
Samsung është brend i njohur botëror që konkurron në tregun botëror me pajisjet inovative teknologjike, si dhe ka rivalitet të vazhdueshëm me Apple për sa i përket smartfonëve.
Por, a e dini se çfarë kuptimi ka në të vërtetë emri i kompanisë “Samsung”?
Nëse e përkthejmë fjalën “Samsung” në gjuhën shqipe nga gjuha koreane, do të thotë “tre yje”, emër i vendosur nga themeluesi i kompanisë “Samsung”, Lee Byung.
Prapa emrit fshihen aspiratat e Byung për t’u bërë kompania e fuqishme dhe e qëndrueshme si yjet në qiell.
Por, pse pikërisht tre yje, çfarë ka të bëjë numri “tre” me suksesin, pse jo dy apo katër? Arsyeja e kësaj duket të jetë e fshehur në gjuhën koreane ku numri “tre” është përdorur si simbol që përfaqëson diçka të madhe dhe të fuqishme.