Cili është këngëtari shqiptar i cili uron Kurtin për fitoren
Lëvizja Vetëvendosje është partia e cila ka dalur fituese në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.
E kjo fitore gëzoi përkrahësit e kësaj partie, disa nga ta edhe figura të njohura të showbizit.
Kurti mori urime gjithashtu edhe nga kundërshtarë politik vendor, dhe zyrtarë të vendeve të huaja.
E këtyre urimeve i’u është bashkangjitur edhe këngëtari nga Shqipëria, Alban Skenderaj ku përmes një publikimi në profilin e tij në “Instagram”, ka thënë se kjo është një fitore e merituar pas një rrugëtimi të gjatë me shumë sakrifica.
“ Urime të sincerta Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për këtë fitore të merituar si mundësi mbas një rrugëtimi të gjatë sakrificash dhe vullnetit të hekurt” ka shkruar Skenderaj.