Cili është hapi i radhës për Kurtin- A do të shtyhen zgjedhjet?
Pasi KQZ dhe PZAP ia refuzuan Kurtit kërkesën për të garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, ai dërgoi ankesë edhe në Gjykatën Supreme.
Mirëpo, në të njëjtin konstatim doli edhe Supremja.
Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Bajram Mavriqi janë tre kandidatët e VV- së për deputetë që nuk ia lejon kandidimin.
Pengesa për kandidim të Kurtit dhe personave tjerë është për shkak se kanë aktgjykim të formës së prerë.
Ky vendim u mor pasi Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë Hoti.
Mirëpo cili është hapi i radhës i Kurtit flet, njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu.
Ai në një prononcim për FaktePlus ka thënë që hapi i radhës mund të jetë adresimi në Gjykatën Kushtetuese.
“Çështja mund të shtrohet në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo nuk ka kohë. Por qëndrimi I Kushtetueses dihet, pasi është bërë e ditur në aktgjykimin kur e rrëzoi qeverinë Hoti.”
Baraliu gjithashtu flet edhe për mundësinë e shtyerjes së zgjedhjeve ose jo. Ai tha se zgjedhjet nuk shtyhen nëse Kurti dhe të tjerët vendosin të ankohen në Gjykatën Kushtetuese.
“Parashtrimi I kërkesës për këtë çështje në Kushtetuese, mund të vendoset sipas propozicioneve të caktuara në ligjin për Kushtetuesen, dhe vendimi mund të merret kur ta pranojë kërkesën. Por këto nuk e pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve në datën e caktuar.”, ka thënë Baraliu për FaktePlus.
Baraliu për FaktePlus, foli edhe për pasojat e moskandidimit të Kurtit. Ai tha se kjo mund të ketë dy anë.
“Moskandidimi I Kurtit do të ndikojë në numrin e daljes në zgjedhje pra mund të ndikojë në rritjen e votave, por edhe në rënien.”, tha Baraliu.
Pas vendimit të Supremes, Arbërie Nagavci nga VV reagoi përmes një postimi në Facebook.
“Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës për shtetin e së drejtës”, thuhet më tutje në postimin e saj./FaktePlus/