Cila është e vërteta e “qypit me ari” në Slivovë, rrëfehet për herë të parë drejtori i kompanisë britanike

Kompania britanike për hulumtimin e minierave Western Tethyan Resources ditë më parë ka njoftuar se në fshatin Slivovë janë të 640 mijë tonelata ari. Sipas njoftimit, zona ky dyshohet se mund të ketë ari është rreth 20 kilometra larg Prishtinës. E pikërisht në këtë zonë ekipi ynë ka shkuar dhe ka pa nga afër çfarë po ndodh. Ka marrë edhe një rrëfim të Mentor Demit, që është drejtor menaxhues i kompanisë britanike.
Pak kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës është një pasuri multimilionëshe e cila ka qëndruar e fshehur ndër vite.
Por, muaj më parë, një kompani hulumtuese britanike, i ka rënë në gjurmë.
Zona thuajse e harruar që askujt nuk i bënte përshtypje, po del të jetë mjaftë me vlerë për vendin.
Rruga për në thesaret e arit, nuk është aspak e lehtë.
Përtej shkurreve e përgjatë rrugicave të fshatrave në periferi të Prishtinës është vendi ku me shumë gjasë do të hapet një minierë ari.
Mentor Demi, është drejtor menaxhues i kompanisë britanike për hulumtimin e minierave Western Tethyan Resources.
Ai është i fasionuar me atë çfarë është zbuluar në këtë zonë, për të cilën u fol me shifra të ndryshme sa i përket sasisë dhe vlerës së arit të zbuluar.
“Kjo zona e prishur ka një dimension 100 me 100 metra pastaj vazhdon në thellësi së paku 300 metra, dhe në total sasia e xehes e përllogaritur deri më tani është 640 mijë ton xehe, në mesatare të arit, 4.8 gram.
Ekipi i Fakte Biznesi është prej të parëve që futet thellë në bazën ku u bënë hulumtimet.
Thuajse çdo mostër ka një vlerë të veçantë. Ari nuk është i vetmi mineral i zbuluar këtu.
Demi dhe ekipi i tij, kanë dëshmi se nëntoka e Kosovës është e pasur edhe me minerale të tjera.
“Në këtë zonë ka edhe pak argjend, është mjaftueshëm për tu trajtuar së bashku me arin”.
Tutje tregon se edhe në komunën e Podujevës janë duke gjurmuar për të gjetur ari, ku sipas tij e gjithë kjo pasuri është në fshatin Herticë.
“Një nga zonat të cilat ne jemi intensivisht të involvuar në hulumtim është në komunën e Podujevës në fshatin Herticë.”
E tërë kodrina, sipas tij do të jetë një lloj bazeni i xehes ku do të punësohen jo vetëm banorët përreth.
“Numrat e parë do t’i dimë me rastin e përfundimit të studimit preliminar ekonomik, ku pas tre muajve do ta dimë saktë sa punëtor do të mund të punësohen në këtë projekt duke u bazuar në njohuritë që ne i kemi tani. Shpresojmë se investimet totale dhe numri i punëtorëve të jetë më i madh nga ajo që planifikojmë tani bazuar në resurset dhe rezervat aktuale”, ka treguar ai nder të tjera. /FaktePlus/.
Kompania britanike njofton se në dalje të Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari