Cila është lidhja e inciatorit ta mbrojmë Badovcin me pronarët që po ndërtojnë një lagje tjetër
Ardian Nrecaj është bërë i njohur për kauzën për ruajtjen e liqenit të Badovcit, pasi aty tashmë është planifikuar një lagje me 17 shtëpi, që kanë përmbushur kushtet për mos ta dëmtuar liqenin.
Gjithçka është nisur në paragjykim, pasi tashmë edhe arkitekti Përparim Rama ka sqaruar që ky projekt është i bërë që të jetojë në harmoni me natyrën, dhe jo ta dëmtojë.
Ardian Nrecaj filloi kauzën duke thënë se “këta po duan ta helmojnë ujin e pijës së Prishtinës”. Por, në fakt ai shihet në tavolinë me dy miqtë e tij të cilët janë duke e ndërtuar një lagje tjetër. Nrecaj që është rritur me Yll Hoxhën, personin i cili po e ndërton lagjën e Ndrecajt, ky ndërtim nuk po i pengonte, e lagjja e Badovcit, po.
Kushtrim Dumoshi dhe Yll Hoxha kanë nisur ndërtimin në lagjen Kolovicë. Atje ata kanë marrë kushtet nga shoku tjetër i tyre, që është kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Lagja quhet “Lagjja e Gjelbër” dhe është në mes të Gërmisë. Pjesë e këtij projekti është edhe Dushan Niçiq dhe Faton Çitaku.
Hoxhajt e Dumoshit i kishte shkuar totalisht gjithçka sipas planit. Atyre fillimisht i ishte refuzuar lëshimi i Kushteve Ndërtimore, për ta bërë më të besueshëm procesin. Më pas, me një letër nga MMPH, atyre iu lëshuan.
Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës pas shqyrtimit të plotësim dokumentacionit të dorëzuar me datë 10 prill, kishte konstatuar se dokumentacioni i dorëzuar nuk është i plotë dhe rrjedhimisht nuk i plotësonte kriteret për vazhdimin e shqyrtimit të kërkesës, andaj me vendim, kishte refuzuar kërkesën si të pa kompletuar.
“Drejtoria e urbanizmit bazuar në neni 13, pika 1.2 të UA të MMPH-së, me datë 23.05.2019, ka vendosur njoftim prej datës 25.03.2019, deri më datë 08.04.2019. Ky njoftim publik, sipas rregullatives ligjore, ka qëndruar 15 ditë në lokacion në fjalë dhe që ndërkohë kjo drejtori nuk ka pranuar vërejtje apo sugjerime, është vazhduar me procedurë për caktimin e kushteve ndërtimore”, thuhet në dokumentin e kushteve ndërtimore.
Më pas, Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Shpend Ahmeti; ka konstatuar se kërkuesit kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, dhe se projekti konceptual është në harmoni me destinimin dhe kriteret tjera të Planit Zhvillimor Urban për atë hapësirë, si dhe në harmoni me rrethinën. Andaj, komuna kishte konstatuar se janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore për caktimin e kushteve ndërtimore.
Një lagje sikur “Lakeside Gardens” qysh në projekt shihet se lë pas të gjitha lagjet që po ndërtohen dhe janë planifikuar së fundi të ndërtohen. Një konkurrenc e tillë, shokët e Nrecajt do t’i lënte në pozicion fare të palakmueshëm. Por, argatin ua kreu.
Të gjithë qytetarët e Prishtinës tashmë me garanci të arkitektit Përparim Rama mund të rrijnë të qetë dhe të pashqetësuar pasi Liqeni i Badovcit nuk do të preket. Kurse, Gërmia PO dhe atë nga miqtë e Nrecajt.