Cikloni u merr jetën 11 njerëzve në Indi
Më shumë se 80 mijë persona u larguan nga zona drejt një vendi më të sigurt.
Cikloni “Gaja” goditi zonën në orët e hershme të së premtes, por u dobësua më vonë kur po zhvendosej në pjesë të tjera të vendosi, tha për Reuters, K. J. Ramesh, drejtor i përgjithshëm i Departamentit Amerikan të Meteorologjisë në Indi.
Njëmbëdhjetë njerëz janë regjistruar të vdekur, tha një zyrtar i Autoritetit të Menaxhimit të Katastrofave të Shtetit Tamil Nadu.
Qeveria e shtetit ka ngritur më shumë se 470 kampe në ndihmë të banorëve të evakuuar.
Ministri Edaddadi K Palaniswami i Tamil Nadu njoftoi kompensimin e 1 milion rupave ($ 14,000) për familjet e të vrarëve.