Çifti nga Maqedonia humbën jetën në aksident në Itali, mbijeton foshnja 6 muajshe
Mediet italiane kanë publikuar fotografi nga aksidenti i tmerrshëm dhe kanë njoftuar se në karrigen e pasme është gjetur një fëmijë që i ka shpëtuar aksidentit, derisa prindërit kishin ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendngjarje ka ndërruar jetë Ebubekër Sulejmani nga Haraçina e Shkupit dhe bashkëshortja e tij Egzona Maksuti nga Kumanova, të cilët kishin nga 24 vjeç.
Tragjedia ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit, në autostradën Piaçenca-Turin, në rajonin Pavija në Itali ku çifti kishin shkuar në vizitë për pushime.
Ata kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa si pasoje e aksidentit mendohet se shoferi ka rënë në gjumë gjatë kohës që ka qenë duke e drejtuar makinën.
Fëmija mësohet të ketë 6 muaj.
Un grave incidente questa mattina sull'autostrada A21, nell'Oltrepò Pavese. Un'auto si è schiantata contro un tir. Illeso un neonato, morti i due giovani genitori. pic.twitter.com/J9N8P2Qxjg
— Tg3 (@Tg3web) June 11, 2019