Chelsea ndalet me barazim në ndeshjen e parë të Lampardit si trajner
Chelsea është ndalur me barazim 1:1 nga Bohemians falë një goli në minutat e fundit të takimit nga Eric Molloy, në ndeshjen e parë të Frank Lampard si trajner i të kaltërve.
Michy Batshuayi e realizoi golin e parë në pjesën e parë dhe u duk sikur klubi londinez do ta niste me fitore nën udhëheqjen e ish-mesfushorit anglez.
Por, Molloy shënoi gol të shkëlqyer në minutën e 89-të, duke ia mohuar fitoren e partë Lampardit në ndeshjen e parë si trajner i Chelseat.
Lampard u emërua trajner i Chelseat më 4 korrik, pasi u largua nga Derby County pas një sezonin të suksesshëm.
Ai e zëvendësoi të larguarin Maurizio Sarri në stolin e klubit londinez, duke nënshkruar kontratë trevjeçare.