Chelsea jep një lajm të mirë për Hudson-Odoin, të infektuar me koromavirus
Ylli i Chelseas ishte në mesin e futbollistëve të prekur nga pandemia e koronavirusit, që ka pezulluar të gjitha kampionatet e futbollit në botë.
Chelsea të martën përmes një komunikate ka konfirmuar se Hudson-Odoi është kthyer sërish në normalitet dhe se nuk po shfaq simptoma të virusit.
“Ne jemi të lumtur që raportojmë që Callum Hudson-Odoi tani po ndjehet mirë dhe është kthyer në gjendjen e zakonshme pas periudhës së izolimit të kërkuar, pasi doli pozitiv në Covic-19”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Londra.
Për shërimin e Hudson Odoi ka folur edhe trajneri Frank Lamard, dhe është deklaruar i lumtur për përparimin e bërë në shëndet nga anglezi i ri.