“Che Guevara kosovar”, që u bë kryeministër- Lexojeni 6 fakte për Albin Kurtin
Albin Kurti u bë kryeministri i ri i Republikës së Kosovës. Pas katër muaj negociata, Kurti ka rritur një marrëveshje me partinë e Isa Mustafës dhe kështu kijuan institucionet e vendit, mirë qëndroi vetëm 51 ditë në pushtet, dhe u rrëzua nga mocioni i mosbesimit të inicuar nga LDK’ja. Kurti, prej janarit 2018 është lideri i partisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Më 28 nëntor 2015, Albin Kurti, derisa krenohej me flamurin kombëtar, ai tallej me flamurin shtetëror. Por, kush do ta mendonte që me kalimin e viteve, do të ndërronte edhe mendimi i Kurtiti për flamurin lara-lara dhe lëre më që i njëjti të ishte në ndonjë tubim të tij.
I lindur në vitin 1975 në Prishtinë, emri i Albin Kurtit, u bë i njohur tek në vitin 1997. Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur rreth tij:
1. Ai bashkë me një grup studentësh, po ju prinin protestave studentore kundër regjimit të Sllobodan Milloshevicit. Jo shumë kohë më vonë, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës nisi luftën kudër regjimit të Millosheviqit, Albin Kurti qëndroi në Prishtinë.
2. Media franceze, ‘La Croix’, i ka kushtuar një artikull zgjedhjes së Albin Kurtit në krye të qeverisë së Kosovës, ku e ka qujtuar ‘Rebeli që u bë kryeministër’.
“Për shumë vite është quajtur “Che Guevara kosovar”, dhe tani vishet me këmishë dhe kravatë. Por mjeshtëria e tij me fjalë gjithmonë ngjallë entuziazëm në takimet e tij me të rinjtë, studentët, punëtorët dhe të papunët, të cilët janë të lodhur nga klientelizmi dhe korrupsioni.” shkruan ndër të tjera media franceze.
3. Kah fundi i luftës, Albin Kurti, ishte arrestuar nga forcat serbe e ishte dërguar në Serbi. Atje ishte dënuar me 15 vite burgim, ndërsa nga kjo kohë mbahet në mend kjo paraqitje para mediave nga ambientet e burgut.
4. Kryeministri në detyrë njihet edhe si një person që nuk e do flamurin e Republikës së Kosovës, dhe simbolet e vendit. Madje, flamurin e Kosovës e kishte quajtur ‘lara-lara’. “Me atë flamurin lara-lara që e kanë nxjerrur nga strajca këta tregtarë flamujsh që e uzurpuan pushtetin”, pati thënë Kurt”.
5. Në zgjedhjet e vitit 2017, Albin Kurti u shndërrua në njeriun me të votuar në Kosovë.
6. Albin Kurti, e kishte gojën plot me kritika e sulme ndaj Listës Serbe, dhe ndikimit të kësaj partie në formimet e qeverive të fundit në Kosovë, ndërsa pas zgjedhejve i ftoi edhe në koalicion.