Champions, zbulohet shifra e çmendur që ka fituar Kinsey Wolanski
Finalja e Champions League e luajtur të shtunën e kaluar mes Tottenham dhe Liverpool, e fituar 2-0 nga “Të Kuqtë”, është ndezur nga futja në fushë e Kinsey Wolanski-t, modele amerikane 22-vjeçare.
Një gjest që, në pak orë, e ka ndihmuar vajzën të rrisë në mënyrë të çmendur numrin e ndjekësve të saj në Instagram, që kanë shkuar nga 300.000 në pothuajse 2 milionë e gjysmë.
Profili i Wolanski-t është bllokuar më pas, por kjo nuk e ka ndaluar modelen dhe të fejuarin e saj që të fitojnë një shifër rekord. Sipas “Apex Group Marketing “, i fejuari i saj ka fituar 3,5 milionë euro falë reklamës që i ka bërë Kinsey faqes së tij pornografike.
Një shifër kjo që e bën të duket qesharake gjobën 15 mijë euro të paguar nga Kinsey.