Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë
Ngjarjet e datës 23 maj:
Mbahet ngjarja përmbyllëse e Programit ‘Gratë në Energji’. Merr pjesë Alicia Mandaville, zëvendëspresidente e MCC-së.(Kino “Armata, ora 09:30)
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), BE, Suedisë dhe Norvegjisë, mban ceremoninë e grantit të performancës për vitin 2020, ku do të ndahen edhe shpërblimet për komunat përfituese. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:30)
Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin me amendamente për projektligjin për markat tregtare, si dhe mban diskutim me Bordin e ZRRE-së, pas situatës së krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike. (Kjo pikë mbahet me dyer të mbyllura me kërkesë të Bordit të ZRRE-së). (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)
Mbahet ceremonia për dhënien e shpërblimit shtetëror për boksieren Donjeta Sadikun, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të boksit në Stamboll. (Kabineti i ministrit Hajrulla Çeku, ora 10:15)
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)
Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizën në produktet e duhanit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:30)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, viziton komunën e Junikut, ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. (Ora 12:30)
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF), dhe Misioni i USAID në Kosovë lansojnë Programin për Angazhim Qytetar në rajonin e Gjakovës. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” Gjakovë, ora 12:30)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta vendosin lule te busti i heroit Edmond Hoxha. (Junik, ora 12:50)
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun me Serbinë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 14:00)
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut. (Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Edmond Hoxha”, Junik, ora 13:00)
Zëvendëspresidentja e MCC-së, Alicia Mandaville, vizitë në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. (Ora 16:00)