Çfarë grabitën shqiptarët në shtëpinë e Zidanit (Video)
EUROPOL ka publikuar pamjet e sulmeve të bandës shqiptare që vepronte në Spanjë duke u bërë makth i lojtarëve të Real Madridit dhe Atleticos, pasi grabitën banesat e yjeve tw dy skuadrave. Banda përbëhej nga katër shqiptarë dhe një spanjoll, të cilët janë arrestuar.
Një bandë me 3 shtetas shqiptarë dhe një spanjoll ka rënë në pranga pas një operacioni të suksesshëm të Gardës Spanjolle, pasi akuzohet se kanë kryer disa vjedhje në Madrid dhe rrethinat e kryeqytetit.
Vjedhjet janë kryer në përgjithësi kur shtëpitë ishin të banuara. Njëri nga të arrestuarit, shefi i këtij rrjeti, shtetasi shqiptar me inicialet M. Z., ishte arrestuar më herët për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm të vitit 2007 në shtëpinë e biznesmenit Jose Luis Moreno.
Autorët akuzohen për të paktën 20 krime të tilla që kanë ndodhur në Asturias, Castilla y León dhe zona të tjera teksa ndër shtëpitë e vjedhura nga kjo bandë, janë ato të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, lojtarët Isco dhe Casemiro dhe futbollisti i Atlético Madrid Thomas Partey.
Autoritetet spanjolle gjatë operacionit kanë sekuestruar stoli, makina luksoze, mijëra euro, por edhe medalje të Champions League të njërit prej lojtarëve të Atleticos. Thomas Partey, Álvaro Morata dhe Zinedine Zidane janë vetëm disa nga lojtarët dhe personalitetet e sportit që kanë rënë pre e grabitjes së shqiptarëve në Spanjë.