Çfarë është C.1.2, varianti i ri Covid-19 në Afrikën e Jugut – pse u dha një alarm dhe a duhet të shqetësohemi?
Një variant i ri Covid-19 i zbuluar në Afrikën e Jugut ka zënë titujt kryesorë të mediave në të gjithë botën.
Të hënën Instituti Kombëtar për Sëmundjet ngjitëse në Afrikën e Jugut lëshoi një alarm për “C.1.2”, duke thënë se ishte zbuluar në të gjitha provincat në vend, por me një normë relativisht të ulët.
Sipas The Guardian C.1.2 u zbulua për herë të parë në maj, tha alarmi, por Delta është ende varianti dominues që përhapet në Afrikën e Jugut dhe në botë.
Një studim i “para-shtypur”, i pa rishikuar, i botuar në lidhje me variantin, tha se C.1.2 “që atëherë është zbuluar në shumicën e provincave në Afrikën e Jugut dhe në shtatë vende të tjera që përfshijnë Afrikën, Evropën, Azinë dhe Oqeaninë”.
Dhe C.1.2 ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve sepse pavarësisht nga përqindja e saj e ulët në popullatë, ajo posedon mutacione brenda gjenomit të ngjashme me ato që shihen në variantet, si varianti Delta, si dhe disa mutacione shtesë.
Pra, çfarë dimë për variantin e ri dhe sa të shqetësuar duhet të jemi?
A e ka listuar Organizata Botërore e Shëndetësisë si një “variant interesi” apo shqetësimi?
Akoma jo.
Instituti Kombëtar për Sëmundjet ngjitëse po vazhdon të monitorojë frekuencën e C.1.2 dhe të shqyrtojë se si sillet.
Testet për të vlerësuar ndikimin e mutacioneve që ai posedon në infektueshmërinë dhe rezistencën ndaj vaksinave janë ende në proces.
Deri më tani, virusi nuk ka përmbushur kriteret e OBSH-së për t’u kualifikuar si një “variant shqetësimi” ose “variant interesi”.
Variantet shqetësuese, të tilla si Delta, janë ato që tregojnë transmetueshmëri të shtuar, virulencë ose ndryshim në sëmundjet klinike, dhe një ulje të efektivitetit të masave të shëndetit publik dhe social.