Çfarë duhet të dini përpara se të blini një hekur për hekurosje?
Edhe pse shpesh përpiqeni si e si ta shmangni, ka disa raste ku hekurosja është e domosdoshme.
Që ky proces të thjeshtësohet edhe më tepër është e rëndësishme të zgjidhni edhe një hekur cilësor.
AgroWeb.org ju vjen në ndihmë me disa këshilla të vlefshme, të cilat do t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur.
Çfarë duhet të dini
Ka disa gjëra kryesore që duhet të merrni parasysh përpara se të blini një hekur. Ato janë:
Presioni i avullit
Sa më i lartë të jetë prodhimi i avullit, aq më efektivisht hekuri do të bëjë punën e tij.
Kjo matet me gramë. Çdo hekur me presion mbi 50 g/minutë konsiderohet një prodhim i cilësor.
Kapaciteti i rezervuarit
Sa më i madh të jetë kapaciteti i rezervuarit të ujit, aq më shumë rroba mund të hekurosni. Kapaciteti i hekurave që AgroWeb.org rekomandon varion nga 0,27 në 0,4 litra.
Gjithashtu ia vlen të zgjidhni një hekur me një hapje të madhe, për një rimbushje të lehtë dhe nga ku mund të shihni nivelin e ujit përmes rezervuarit.
Karakteristika të tjera:
Ka disa elementë të tjerë që janë më pak të rëndësishëm, por ia vlen t’i mbani parasysh kur blini një hekur të ri.
Të gjitha modelet duhet të kenë funksione për parandalimin e grumbullimit të mbetjeve të dëmshme. Nëse jetoni në një zonë me ujë të fortë, kjo është një domosdoshmëri.
Gjithashtu nivelet e nxehtësisë kanë rëndësi sepse sa më e lartë shkalla e nxehjes, aq më shpejt dhe lehtë do të mund të hekurosni.
Për sa i përket sigurisë, zgjidhni një hekur që fiket në mënyrë automaktike.
Kështu nuk do t’ju duhet të vrisni mendjen dhe të bëheni merak nëse e keni harruar apo jo hekurin ndezur./AgroWeb