“Çështja e mandatarit do të përfundojë në Kushtetuse”
Njohësi i çështjeve politike Rasim Alija ka komentuar letrën e pestë të Thaçit drejtuar Kurtit.
Alija thotë se si Presidneti dhe Kryeministri në detyrë po thirren në nene të ndryshme dhe çështje mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Kemi hy në fazën e marrjes së epilogut sa i përket shkëmbit të letrave ndërmjet Presidentit Thaçi dhe Kryeministri në detyrë Kurti.Ajo çfarë mund të thuhet është se derivat i shkëmbimit të këtyre letrave është se të dy thirren në nene të Kushtetutës. Kryeministri aktual thirret në nenin 82 të Kushtetutës që nënkupton shpërndarjen e parlamentit pas mocionit të mosbesimit ndërsa Presidenti thirret në nenin 95 ku sipas tij pretendon se pas kërkimit të mandatait nga partia fituese e drejta e kalimit të mandatit i kalon partisë tjetër. Jam i bindur se pasi Thaçi do t’ja japë mandatin LDK-së. Vetëvendosja do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuse dhe më tej mund të futemi në një bllokadë institucionale”, tha ai për gazetën blic.
Alija thekson se edhe LDK-ja nuk e ka të sigurtë formimin e Qeverisë pasi përveç AAK-së dhe Nismës i duhet edhe disa vota shtesë.
Ajo çka është e rëndësishme t është se nuk ka garanci se edhe Lidhja Demokratike e Kosovës të mund ta bëjë një koalicion me subjektet politike pavarsisht se NISMA dhe AAK-ja janë shprehur pro një koalicioni të tillë. Për të bërë këtë koalicion me aptjetër do të duheshin ose votat e PDK-së, listës serbe ose minoritetet pra jemi në një pasiguri të madhe edhe të faktit se LDK-ja ta formojë një Qeveri. Shihet se Kosova në aspektin politik një muaj ose dy sdo të ketë stabilitet dhe do të kemi para vetes akuzat dhe kundërakuzat në lidhje me vendimet e Presidentit për vendimet e Presidnetit për të mandatuar LDK-në.Pra nuk dihet eoilogu i një Qeverie të ndërtuar nga LDK-ja dhe kjo çështje do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Prej vitit 2010 e tutje fatin politik të institucioneve në Kosovë e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese “thekson Alija.
Gjatë ditës së sotme Presidenti Thaçi i dërgoi për herë të pestë letër Kryeministrit në detyrë Kurti në lidhje me emrin e mandatarit.