“Çernobil në KQZ” me maska verifikohen votat e ardhura nga Serbia (VIDEO)
Katastrofa e Çernobilit është një aksident reaktor bërthamor që ka ndodhur në muajin prill të vitit 1986 në Ukrainë, respektivisht në uzinën e energjisë bërthamore të Çernobilit në Ukrainë, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik.
Kjo është konsideruar të jetë fatkeqësia bërthamore më e keqe në histori. Atje pas katastrofës kohë të gjatë njerëzit jetuan me masa të jashtëzakonshme mbrojtëse.
Pamje të tilla janë shfaqur edhe sot në Kosovë gjatë verifikimit që zyrtarët e KQZ-së u kanë bërë zarfeve me fletëvotime që kanë ardhur në Kosovë nga shteti i Serbisë.
Punonjësit që po kryejnë këtë proces janë detyruar të pajisen me maska, veshje të veçanta dhe dorëza e kapela. Pamje këto të ngjashme me ato që ishin parë shumë vite më parë në Çernobil.
Verifikimi i zarfeve me fletëvotime nga Serbia, rinisi sot në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit në Prishtinë, ku edhe ishin vendosur në fillim.
Por, si asnjëherë më parë ky proces po zhvillohet me masa të jashtëzakonshme mbrojtëse.
Kështu punonjësit po bëjnë vërtetësinë e zarfeve në këtë formë, pasi po dyshohet se në to janë vendosur përbërje helmuese.
Punëtorët që janë duke i verifikuar këto zarfe kanë prapa kamerave kanë thënë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus se qysh në fillim kanë ndjerë një erë. Madje raportohet se edhe sot gjatë numërimit të këtyre zarfeve zyrtarë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë ndjerë kokëdhimbje.
Kujtojmë se procesi i verifikimit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia, është ndërprerë pasi ditë më parë 26 zyrtarë të KQZ-së patën shenja alergjie, kurse 12 edhe janë shtruar në spital ku për disa ditë janë trajtuar./FaktePlus